Hoxha në takim me gratë e verbëra, ju ofrojmë mbështetëje plotë

Kosova

Hoxha në takim me gratë e verbëra, ju ofrojmë mbështetëje plotë

Nga: A.SH Më: 31 korrik 2019 Në ora: 16:25
Pajme nga takimi

Ministrja e Integrimeve Evropinae Dhurata Hoxha, ka takuar Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, ku në fokus ishte gjendja e kësaj kategorie shumë të ndjeshme dhe mundësitë e përkrahjes institucionale.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, ne kemi mbështetur kategori të cilat padrejtësisht janë të margjinalizuara.

Postimi i plotë:

Takimi me anëtaret e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, të prira nga Bajramshahe Jetullahu, ishte fokusuar për gjendjen e kësaj kategorie shumë të ndjeshme dhe mundësitë e përkrahjes institucionale.

Ne kemi mbështetur kategori të cilat padrejtësisht janë të margjinalizuara. Të gjithë qytetarët e vendit tonë, pa dallim, duhet të gëzojnë mbështetje, të gëzojnë vlerat e shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat