Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit për rrezikim të trafikut publik

Kosova

Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit për rrezikim të trafikut publik

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 16:35
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit V.A. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se në Grabovc të Epërm të Obiliqit, i pandehuri V.A. ka drejtuar autobusin duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike, me gjendjen e ngarkesës dhe gjendjen e sistemit të frenimit, me ç’rast ka shkaktuar aksident komunikacioni duke e goditur automjetin VW Golf 19E dhe duke i shkaktuar shoferit lëndime dhe pasagjerit A.K., i cili pas aksidentit ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat