Dikush falas e dikush paguajti mbi 4 mijë euro, haxhilerët nga Kosova arrijnë në Mekë

Kosova

Dikush falas e dikush paguajti mbi 4 mijë euro, haxhilerët nga Kosova arrijnë në Mekë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 11:38
Foto

Grupi i parë i besimtarëve islam në Kosova ka arritur në Mekë për kryerjen e ritualit të shenjtë të Haxhit.

Bashkësia Islame e Kosovës ka postuar disa fotografi të haxhilerëve të cilët ditëve në vijim do të vizitojnë vendet e shenjta.

Për këtë udhëtim ata kanë paguar një shumë prej 4 mijë e 150 eurosh.

Gjatë ditës së djeshme mediat kanë raportuar se BIK-u dërgon edhe pa pagesë haxhilerë në vendet arabe.

Nga burimet  mësohet se njerëzit që dërgohen në Haxh pa shpenzime janë edhe të afërt me gjykatat, prokurorë e avokatë si dhe njerëz të kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnava./Lajmi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat