Gjesti i Bekim Jasharit, që duhet të jetë model për të tjerët

Kosova

Gjesti i Bekim Jasharit, që duhet të jetë model për të tjerët

Nga: A.M. Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:06
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i është bashkuar fushatës vetëdijesuese për ngasësit në komunikacion “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”.

Në një postimi në Facebook, ka shkruar se “na duhet e gjithë vëmendja gjatë ngasjes, pasi vetëm ne mund të ndihmojmë në uljen e rasteve të vdekjes në trafik dhe lëndimeve të njerëzve”.

Postimi i plotë:

Një kontribut i vogël me një mesazh të madh për të gjithë ngasësit në komunikacion, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”.

Na duhet e gjithë vëmendja gjatë ngasjes, pasi vetëm ne mund të ndihmojmë në uljen e rasteve të vdekjes në trafik dhe lëndimeve të njerëzve.

Ndalohet leximi i këtij mesazhi gjatë ngasjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat