Veseli takon Ugljanin gjatë qëndrimit në Plavë e Guci, flasin për të drejtat e shqiptarëve të Sanxhakut

Kosova

Veseli takon Ugljanin gjatë qëndrimit në Plavë e Guci, flasin për të drejtat e shqiptarëve të Sanxhakut

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 21:10
Pamje nga takimi

Kryeparlamentari Kadri Veseli, është duke qëndruar për vizitë në Plavë dhe Guci.

Në kuadër të këtij rrugëtimi dhe pjesëmarrjes së tij në festën ”Mirësevini në Alpet Shqiptare”, lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka zhvilluar takim edhe me liderin e Sanxhakut të Novi Pazarit, Sulejman Ugljanin.

Veseli dhe Ugljanin kanë diskutuar për të drejtat e shqiptarëve dhe banorëve të tjerë të Sanxhakut.

Sikurse Veseli, edhe Ugljanin po qëndronte në këtë zonë për të vizituar shqiptarët e kësaj treve.

Sulejman Ugljanin është kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat