Humbi djalin e vetëm në luftë, mbeti pa kulm mbi kokë

Kosova

Humbi djalin e vetëm në luftë, mbeti pa kulm mbi kokë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 22:10
Zenel Zenuni, që humbi djalin e vetëm në luftë ka mbetur pa kulm mbi kokë

Shtëpia në qendër të Skenderajt ku u strehua që nga përfundimi i luftës ju rrënua.

Tani Zenel Zenuni, që humbi djalin e vetëm në luftë ka mbetur pa kulm mbi kokë.

78 vjecari kishte jetuar në këtë shtëpi që ishte pronë e një serbi, e të cilën kishte tentuar ta blinte, por thotë se dikush e bleu pa e njoftuar fare.

“Jam kanë i interesuar se sa herë kanë ardhë policia jonë a donë me ble i kam thanë po, por skom mujt me ble se e ka pas autorizimin Shefqet Ibrahimi prej Ferat Selimit edhe e ka ble pronën tinxa meje”.

Zenuni thotë se rrënimin e shtëpisë e kishte përjetuar shumë rëndë.

“Janë ardhë më njësi speciale me 25 korrik edhe gruja ka nejt qytu e paralizume edhe nuk sheh…. edhe mi kanë marrë senet…Qysh jo, fort edhe u preka edhe kesh në gjendje me u furrë edhe i kam pas 72 trupa pemë…krejt mi kanë pre….”

Edhe opozita në Skenderaj thonë se babai i dëshmorit u mashtrua nga komuna.

Hysni Mehani thotë se personi që e bleu shtëpinë tani po i hakmerret 78 vjecarit.

“Ferat Selimi i cili e kishte blerë këtë pronë pa dijeninë e Zenel Zenelit. Dikush fshehtas e ka ble këtë pronë prej agjes Zenel, edhe më vonë Komuna e ka ndrru pronnën me personin, tani komuna e ka ndrru pronën tash po i hakmeret agjës Zenel”

Sipas Mehanit tani komuna rrezikon ti humb mijëra euro pasi pronari Ferat Selimi e ka paditur komunën që e drejton Bekim Jashari, pasi ky institucion është tërheq nga marrëveshja me pronarin, të cilit ia kishte blerë pronën duke ja kompensuar më një tjetër afër sheshit “Adem Jashari”.

“Përveç dëmit që i ka ba bacës Zenel pasi është baba i dëshmorit, komuna rrezikon me humb 350 mijë euro pasi personi e ka qitë komunën në gjyqe”

T7 ka tentuar ta marrë edhe versionin e pronarit Ferrat Selimit, por që ky i fundit nuk pranuar të flasë.

Se ky i fundit ka fituar kontestin gjyqësor me Komunën e thotë edhe zyrtari për informim Jeton Rushiti.

“Familja Zenuni ka pasur rast të hapur gjyqësor që ka rezultuar me aktgjykim në favor të Ferat Selimit, si pronar, i cili pasi aktgjykimi ka marrë formë të prerë, familja ka qenë e detyruar nëpërmjet përmbaruesit privat, ta lirojë pronën”.

Ndërkohë, Rushiti ka shtuar se komuna e Skënderajt  nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga familja në fjalë për zgjidhje të problemit të banimit apo problemit me të cilin është përballur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat