Prezantohet raporti për zbatimin e MSA-së dhe ERA-s në fushën e arsimit

Kosova

Prezantohet raporti për zbatimin e MSA-së dhe ERA-s në fushën e arsimit

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 07:22
Ilustrim

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “ÇOHU” sot organizon konferencë në të cilën do të publikohet raporti monitorues “Reforma në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional - Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për vitin 2018”.

Në konferencë do të prezantohen gjetjet e hulumtimit të cilat tregojnë për shkallën e zbatimit të MSA-së dhe ERA-s si dhe ndikimin e masave të iniciuara në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP).

Përveç monitorimit të zbatimit të masave të planifikuara hulumtimi paraqet edhe sfidat e përgjithshme të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, si  cilësia, financimi, mungesa e pajisjeve, pamundësia e ofrimit të punës praktike për nxënësit si dhe mungesa e bashkëpunimit me tregun e punës.

Konferenca mbahet prej orws 11:00 në Hotel “Sirius”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat