ISHP: Foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri 6 muajt e parë të jetës

Kosova

ISHP: Foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri 6 muajt e parë të jetës

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Për rritjen, shëndetin dhe zhvillimin më të mirë të foshnjës, si dhe shëndet më të mirë të nënës, foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri 6 muajt e parë të jetës.

Foshnja duhet të vendoset në gji brenda orës së parë pas lindjes sepse nxit lidhjen shpirtërore mes nënës dhe fëmijës dhe nxit refleksin e thithjes. Asgjë tjetër nuk i duhet dhënë foshnjës përpara se të nisë të pijë gji.

Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, ushqyerja me gji është mënyrë e pazëvendësueshme e sigurimit të një ushqimi ideal për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Edhe pse jemi në gusht dhe temperaturat janë të larta, bebet nuk kanë nevojë të pinë ujë, pasi u mjafton qumështi i nënës, i cili në përbërjen e tij 88% e ka ujë. Po ashtu, ata theksojnë se vetëm qumështi i gjirit përmban lëndët apo trupëzat mbrojtës. Në bazë të statistikave, rreth 30% e vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç në Shqipëri lidhet me kequshqyerjen, dhe 18% prej tyre mund t’i atribuohen ushqyerjes nën optimale me gji.

Instituti i Shëndetit Publik nxit nënat dhe të mirat e ushqyerjes me gji të fëmijëve duke qenë se është Java Botërore e Ushqyerjes me Gji, që është një aksion madhor që zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë muajit gusht./atsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat