Jehona e “Ditëve të Diasporës” në Bujanoc

Kosova

Jehona e “Ditëve të Diasporës” në Bujanoc

Nga: Sevdail Hyseni Më: 3 gusht 2019 Në ora: 08:35
Shaip Kamberi

Manifestimi, tashmë, tradicional „Ditët e diasporës shqiptare“, në Komunën e Bujanocit, u shënua me një varg aktivitetesh të ndryshme kulturore, të cilat zgjatën pesë ditë, nga 28 korriku e deri më 1 gusht.

Komuna e Bujanocit, që nga viti 2018, e ka shpallur 1 Gushtin si Ditë të Diasporës, duke e llogaritur atë  njërën prej shtyllave kryesore, e cila ndihmon zhvillimin dhe mbanë gjallë shpresën për një jetë më të mirë në këtë komunë dhe më gjerë.

Nën patronatin e Komunës së Bujanocit, për nderë të bashkatdhetarëve u organizuan turne me biçikleta, pastaj ndeshje miqësore, darkë me ushqime tradicionale, takime me kryetarin e  komunës, vizita shtandeve me produkte vendore dhe ekspozita të artistëve lokalë, si dhe program kulturor në sheshin e qytetit me këngëtarët nga Kosova: Robert Berisha dhe Elira Shala.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në ditën përmbyllëse të manifestimit kulturor për diasporën, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit me përshëndetjen “Mirë se vini, në shtëpinë Tuaj!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat