Në Klinikën e Urologjisë janë kryer mbi 400 operacione për 6 muaj

Kosova

Në Klinikën e Urologjisë janë kryer mbi 400 operacione për 6 muaj

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:30
Ilustrim

Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Sabit Mehmeti, thotë se në dy salla operative kryhen ndërhyrje kirurgjike, duke filluar prej intervenime të vogla e deri te ato më të nderlikuara dhe më sfiduese.

"Duke marrë parasysh gamën e gjerë të operimeve të kryera me sukses te lartë, nevoja për dërgim të pacientëve jashtë vendit është relativisht e vogël. E gjithë kjo punë arrihet me ndihmën e pamohueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë me Klinikën e Anesteziologjisë", thotë Mehmeti.

Sipas raportit 6 mujor të punës, urologët kanë trajtuar me ESWL (aparaturë për thyerjen e gurëve në veshkë dhe ureter) 330 pacientë.

Brenda kësaj kohe, janë bërë më shumë se 600 ekzaminime endoskopike, 50 ekzaminime urodinamike, 30 aplikime të nefrostomave dhe 100 biopsi të prostatës.

Mehmeti, më tutje, thotë se hapja  e qendrës së re ambulantore  i ka dhënë mundësinë mjekëve të pranojnë numër më të madh të pacientëve.

"Me këto kushte të ofruara janë shumë të kënaqur, si pacientët, të cilët  pergëzojnë dhe falënderojnë çdo ditë  për shërbimet e ofruara , e poashtu  edhe personeli mjekësor", pohon Drejtori i Klinikës së Urologjisë.

Mjekët specialistë i janë përgjigjur kërkesës së 3523 pacientëve për kontrolle mjekësore në ambulancat specialistike, 500 raste më shumë në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat