Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë, më së keqi në Merdare

Kosova

Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë, më së keqi në Merdare

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:54
Foto ilustruese

Bashkatdhetarët, të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, janë duke pritur orë të tëra në vendkalimet kufitare me Serbinë, për t’u kthyer në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  të përditësuar në orën 16:00, në vendkalimet kufitare me Serbinë ka kolona të gjata automjetesh.

Në pikën kufitare Merdare, kolonat janë të gjata deri në 1 mijë e 700 metra, ku për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike duhet pritur deri në gjashtë orë. Ndërsa, pritjet në hyrje mund të zgjasin deri në katër orë, raporton Telegrafi.

Po ashtu edhe në pikat e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë, Dheu i Bardhë, Mutivodë dhe Muçibabë ka prite të gjata, kusre kolonat e automjeteve arrijnë deri në 600 metra. Ndërsa pritet deri në dy orë për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat tjera nuk ka ndonjë kolonë.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat