Vetura në Fushë Kosovë përfshihet nga flakët teksa ishte në lëvizje

Kosova

Vetura në Fushë Kosovë përfshihet nga flakët teksa ishte në lëvizje

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 21:54
Foto

Një veturë në Fushë Kosovë, para pak minutash është përfshirë nga flakët.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky incident, mirëpo siç shihet në pamje, vetura ka qenë në lëvizje në kohën kur është përshirë nga flakët.

Fatmirësisht pasagjerët kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë policia.

Aty janë mbledhur edhe një numër i madh i qytetarëve të cilët janë munduar t’i dalin në ndihmë shoferit dhe pasagjerëve të tjerë që ndodheshin në veturë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat