Aksident në Shqipëri, lëndohet rëndë një shtetase nga Kosova

Kosova

Aksident në Shqipëri, lëndohet rëndë një shtetase nga Kosova

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 22:09
Foto

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rreshen, në fshatin Munaz.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë 4 makina, njëra me drejtues shtetasin F.T., banues në Suedi, njëra me drejtues shtetasin L.Z., banues në Prishtinë, njëra me drejtues shtetasin A.Z., banues në Suedi dhe së fundmi mjeti me drejtues shtetasin L.G.,banues në Zvicër.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plasgosur 2 shtetase, një shtetase nga Kosova dhe një banuese në Serbi.

“Si pasojë  kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Rreshenit, jashtë rrezikut për jetën shtetaset T.B., banuese në Kosovë dhe H.M.,banuese në Serbi ,të cilat ndodheshin si pasagjere në mjetet me drejtues L.Z.dhe L.G”,- njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat