Shënohet Dita e Binjakëve, prindërit kërkojnë përkrahje institucionale

Kosova

Shënohet Dita e Binjakëve, prindërit kërkojnë përkrahje institucionale

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:16
Në Prishtinë shënohet Dita Botërore e Binjakëve

(E plotësuar) - Me motot “Dashuri e dyfishuar, gjumë i përgjysmuar”, “Nënat heroina” “Born together, friends forever”, “Njeriu asnjëherë në jetë nuk është i përgatitur për dy gjëra” e shumë të tjera u shënua Dita ndërkombëtare e Binjakëve në Kosovë.

Shumë prindër, me fëmijët e tyre binjakë e trinjakë parakaluan nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe u ndalën te Teatri Kombëtar. Aty u bë thirrje për përkrahje institucionale prindërve në kalimin e vështirësive financiare e sociale.

Krahas permformancave artistike, u nda edhe çmimi “Nëna heroinë” për Shehnaze Bekteshin, tashmë e ndjerë, si nëna e parë e pesnjakëve në Kosovë. Dita ndërkombëtare e Binjakëve ka filluar të organizohet që nga viti 1976, por në Kosovë kjo është hera e parë që organizohet.

Se nuk kanë përkrahje institucionale e thotë edhe njëra nga organizatoret e kësaj dite në Kosovë, Arta Tahiri-Beqa. Ajo u bënë thirrje organeve institucionale për ndihmë në aspektin social edhe atë financiar.

Beqa: Të përkrahen financiarisht dhe në përkujdesje familjet që rrisin binjakë

“Thirrje është në dy aspekte është që në shtete të ndryshme të Evropës bëhet fillimisht gjatë momentit të lindjes adoptimit në shtëpi i ofrojnë mami në kujdesie që i ndihmojnë në kujdesin fizik të fëmijës por edhe emocional fëmijët kanë ato nevojat e tyre si bebe. Dhe kjo do të ishte mirë t’u ofrohet nënave të fëmijëve binjakë, trinjakë e katërnjakë e edhe më shumë. Mbështetje edhe ekonomike financiare është realizimi kur shkojnë në çerdhe ose diku tjetër e di që është një përqindje e vogël po të ketë tërheqje të taksës zbritje për fëmijët të cilët janë binjakë”, tha ajo.

Se ka nevojë për përkrahje institucionale u pajtua edhe deputetja Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Si nënë e binjakëve, deputetja Osmani premtoi se do të jetë një zë i fuqishëm i të gjitha nënave binjakë e trinjakë.

Osmani: Të bëhen ndryshime legjislative në përkrahje të nënave të binjakëve

“Unë besoj që ka nevojë për ndryshime legjislative por pastaj edhe për mekanizma të tjerë që sidomos për raste kur familjet përballen me vështirësi financiare që të ketë një mundësi që nënat familjet në rast me binjak trinjakë dhe të tjerë të kenë mbështetje. [...] Kudo që unë do të jem në institucione do të jem patjetër një zë i fuqishëm i të gjitha nënave që rrisin binjak e trinjakë për të çu përpara politika të tilla”, tha ajo.

Mirëpo, krahas vështirësive si nëna, barrë për rritjen e fëmijëve mbajnë edhe baballarët. Bedri Gashi, baba i binjakëve, thotë se në Kosovë ka filluar të kuptohet roli i prindit baba.

Image

Gashi: Në Kosovë ka filluar të kuptohet roli i prindit Baba

“Gjithsesi se ka edhe sfida por gjithmonë nënat i kanë sfidat më të mëdha me fëmijën por në Kosovë ka filluar të kuptohet roli i prindit nga ana e burrave në këtë rast edhe unë e kam përgjegjësinë time të përditshme ndaj tyre qoftë në argëtimin e tyre qoftë në mësime qoftë në të gjitha gjërat që i preokupojnë edhe i shqetësojnë ose ju interesojnë këtyre fëmijëve që gjithsesi janë shumë aktiv dhe janë më interesime të jashtëzakonshme për shumë e shumë gjëra që nganjëherë dallojnë për nga natyra dhe sjellin shumë kënaqësi”, tha ai.

***

Në Ditën Botërore të Binjakëve është organizuar parakalimi i prindërve kosovarë me fëmijët e tyre binjakë apo më shumë nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, deri tek sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë

Organizatorja, Nazife Sallahu, tha se për të ka qenë e habitshme se sa shumë binjakë ka në Kosovë, ajo shpreson se kjo ditë ndërkombëtare të bëhet traditë në Kosovë.

“Shpresoj se ky event të bëhet traditë në vitet e ardhshme dhe ne deshëm të i bashkojmë në një ditë gjithë binjakët në Kosovë”, tha Sallahu.

“Jam mahnitur që kam parë kaq shumë binjakë, trinjakë e katërnjakë në Kosovë dhe kam mendu se si ta realizojmë këtë gjë që kemi realizu sot të i mbledhim gjithë binjakët në një vend”, tha ajo.

Organizatorja e këtij eventi, Arta Tahiri-Beqa, tha se nënat e këtyre fëmijëve duhet të ndihen shumë krenare dhe komod sepse ato janë heroina.

“Nëna të binjakëve ndjehuni komod dhe tregoni gjithë botës se sa e vështirë është me qenë nënë e binjakëve, kam fillu me besu se gjërat e mëdha nisin nga idetë e vogla”, tha ajo.

“Janë 3 arsye që organizuam për të parë bukurinë dhe hijeshinë e binjakëve, trenjakëve, katërnjakëve, për të shpalosur vështirësitë e binjakëve për ti treguar botës së nënat nuk flenë në gjumë dhe është e vështirë të jesh nënë e binjakëve dhe të i kërkojmë insitucioneve tona të na mbështesin në mënyrë sociale siç ndodh kudo në botë dhe jo gjithë barrën të ua lëmë nënave”, shtoi ajo.

Organizatorët para të pranishmëve shpallën nënën Shehnaze Bekteshi, nënë e 5 njakëve si nëna heroinë edhe pse tashmë e ndjerë. Aktiviteti vazhdoi pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, me këngë të ndryshme, kushtuar fëmijëve binjakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat