Ambasada Amerikane: Ka shumë vende për t’i vizituar në Kosovën e bukur

Kosova

Ambasada Amerikane: Ka shumë vende për t’i vizituar në Kosovën e bukur

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:38
Këtë vikend ata kanë vizituar Shpellën e Radavcit në Pejë dhe burimin e lumit Drin.

Një ekip i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë janë duke eksploruar vendet e bukura të Kosovës.

Këtë vikend ata kanë vizituar Shpellën e Radavcit në Pejë dhe burimin e lumit Drin.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori, Philip Kosnett, ka postuar disa fotografi të ekipit të ambasadës ku shihen duke e vizituar Shpellën e Radavcit.

Image

Derisa këtyre fotove ambasadori Kosnett, i ka bashkangjitur edhe një mbi shkrim ku thotë se Kosova ka kaq shumë bukuri për tu eksploruar.

“Ka kaq shumë bukuri për të eksploruar në Kosovën e Bukur, një ekip i Ambasadës patën fatin të vizitojnë Shpellën e Radavcit në Pejë dhe të shohin se burimin e lumit Drin”, ka shkruar Kosnett.

Image

Edhe gjatë javës së kaluar, ambasadori Kosnett ka vizituar Grykën e Rugovës, me ç’rast kishte shkruar se është i habitur me bukurit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat