Prekëse: Martohet djali i dëshmorit, para dasmës bënë homazhe me nusen para varrit të babait

Kosova

Prekëse: Martohet djali i dëshmorit, para dasmës bënë homazhe me nusen para varrit të babait

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 13:05
Fisnik Bislimi me Yllka Ajeti

Është martuar djali i Dëshmorit të Kombit, Rexhep Bislimi, Fisnik Bislimi me Yllka Ajetin, me një ceremo i që solli shumë gëzim, emocion, mallëngjim dhe krenari.

Edhe pse Fisniku nuk arriti ta njoh mirë babain e tijë i cili qysh herët u rreshtua në radhët e atdhetarëve, ë ditën e dasmës ai së bashku me nusen së pari vizituan varrin e babait dëshmorë.

Por kjo dasmë edhe më tutje vazhdojë në frymën e luftë së lavdishme të UÇK-së.

Hyrja e nuses dhe dhëndrrit në sallë filloi me vallen e UÇK-së e pëcjellë nga ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së.

Në dasmën e Fisnikut, djalit të deshmorit Rexhep Bislimi u bashkuan në gëzim, emocion, mallëngjim dhe krenari shok miq e dashamirë! 
Tavolina ku ishin ulur, kishte emocione të perzier, lot, mallengjim, veqanerisht Afrimi, Ferati, e bashkëluftëtarë tjerë të cilët kishin qenë pjesë e aksionit të parë të UÇK-së në këtë anë të Kosovës bashk me Rexhep Bislimin.
Heroi Rexhep Bislimi edhe sonte ishte prezent në mendjen e secilit dasmorë..

Vallja e UÇK-së gjatë hyrjes në sallë të nuses e dhëndrrit dhurojë emocion, krenari, shumë dashuri për jetën dhe për Lirinë!

Më madhështire këtë e bënë edhe shokët dhe bashkëluftëtarët e Rexhës si: ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së Azem Syla, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Ilmi Reçica ish epror i lartë i UÇK-së nê ZON, Nait Hasani, Sala Berisha Shala, Ferat Shala, Bajrush Xhemajli si dhe përfaqësusë nga Komuna e Ferizajt.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat