Bllokohen bashkatdhetarët në Merdare, pritje deri në katër orë

Kosova

Bllokohen bashkatdhetarët në Merdare, pritje deri në katër orë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 23:59
Ilustrim

Të gjithë qytetarët që ia kanë mësyrë Kosovës nëpër pikën kufitare Merdare janë duke pritur deri në katër orë.

Bashkatdhetarët janë bllokuar në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare qytetarët janë duke pritur nga katër orë apo 240 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërkaq kolona ka arritur deri në 800 metra, shkruan lajmi.net.

Pritje ka edhe në Jarinje mirëpo, aty qytetarët janë duke pritur maksimumi 40 minuta.

Edhe te Dheu i Bardhë ka pritje mirëpo, në krahasim me Merdaren dhe Jarinjen, kjo pikë kufitare ka më pak fluks.

Ne Dhe të Bardhë qytetarët janë duke pritur maksimumi 25 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse kolona është vetëm 50 metra.

Ndërkaq në Muçibabë pritje deri në 25 minuta ka në dalje të Kosovës dhe kolona ka arritur deri në 100 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nëpër kufijtë e tjerë pritjet nuk janë më shumë se 10 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat