Hapet Qendra e 11-të informuese për shëndetin e gruas në Kamenicë

Kosova

Hapet Qendra e 11-të informuese për shëndetin e gruas në Kamenicë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 15:15
Hapet Qendra e 11-të informuese për shëndetin e gruas në Kamenicë

Sot në një ceremoni zyrtare u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë.

Kjo iniciativë është bërë e mundshme falë financimit të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe bashkëpunimit me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Kamenicës dhe fondacionit Action for Mothers and Children.

Qendra do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe psikike, informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin e paslindjes, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapolindurin, të ushqyerit e foshnjës, imunizimin, si dhe kujdesin ndaj fëmijës.

Ajo është e hapur çdo ditë pune, teksa orari i sesioneve do të jetë i publikuar në QKMF në Kamenicë, në uebfaqen e Action for Mothers and Children, si dhe grupin në rrjetet sociale të Qendrës – Klasat për Nëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat