Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën e të enjten?

Kosova

Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën e të enjten?

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 20:07
Ilustrim

Vala e të nxehtit afrikan ditëve në vijim do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon, duke vazhduar me rritje të theksuar të temperaturave mbi vlera mesatare, parashikon Prishtina Weather.

“Fushat e presionit të lartë mbi rajonin e Mesdheut do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell”, sipas këtij shërbimi të meteorologjisë.

“Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës, e sipas tendencave të fundit edhe gjatë javës së ardhshme”, thekson PW.

Parashikimi për datat 7 dhe 8 gusht:

7.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8.

8.08.2019 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje do të ketë vransira kalimtare. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat