Ky është 46-vjeçari nga Podujeva që vdiq pak ditë pasi u aksidentua

Kosova

Ky është 46-vjeçari nga Podujeva që vdiq pak ditë pasi u aksidentua

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 23:31
Lulzim Jupolli

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më datën 26 korrik në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku si pasojë vdiqën katër persona.

Personi i fundit që vdiq sot si pasojë e këtij aksidenti është Lulzim Jupolli, 46 vjeçari nga Shajkoci i Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj ka thënë se i lënduari i katërt në këtë aksident në orën 15:30 sot ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat