Mot i kthjellët dhe me temperatura të larta

Kosova

Mot i kthjellët dhe me temperatura të larta

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 07:17
Ilustrim

Të nxehtit që vetëm ka filluar të ndjehet në vendin tonë, do të jetë vetëm fillimi i vapës afrikane që pritet të shtrihet mbi rajonin tonë ditëve në vijim.

Përgjatë fundjavës anticikloni i Azoreve do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojë mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Për sot, temperaturat minimale do të luhaten nga 16 deri në 19 gradë celsius e maksimalet nga 34 deri në 36 gradë celsius.

Do të fryj erë e lehtë nga jugu-perëndimi 1-2m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të do të shënojë ngritje të lehtë mbi vlera normale.

Sipas parashikimeve të fundit, vapa afrikane pritet të zgjasë së paku deri nga mesi i javës së ardhshme, e më pas temperaturat pritet të zbresin përreth vlerave mesatare, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat