Nisin punimet në rrugën Rahovec-Hamoc-Fortesë - Bota Sot
Nisin punimet në rrugën Rahovec-Hamoc-Fortesë

Kosova

Nisin punimet në rrugën Rahovec-Hamoc-Fortesë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:23
Rexhep Kadriu dhe Smajl Latifi

Kanë nisur sot punimet në rrugën Rahovec-Hamoc-Fortesë, rrugë kjo për të cilën u tha se lidh rreth 1000 fermerë.

Vlera e kontratës së këtyre punimeve, do të jetë rreth 1 milion euro, derisa është premtuar se punimet do të përfundojnë për rreth 300 ditë.

Në inaugurimin e punimeve morën pjesë zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, dhe kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Ky i fundit tha se ky projekt rrugor, është prioritet i komunës,  pasi sipas tij është rrugë e rëndësishme jo vetëm për bujqit, por për të gjithë qytetarët e kësaj zone.

Latifi: Vlera e kontratës mbi 997 mijë euro

" Është rrugë që i lidh më shumë se 1000 bujq, është rrugë e rëndësishme, pra rruga Rahovec-Hamoc- Fortesë. Gjatësia e kësaj rruge është 10 kilometra e 100 metra, ndërsa vlera e kontratës është mbi 997 mijë euro. Është projekt që financohet nga Ministria e Infrastrukturës...Besoj që fillimi i punimeve do të thotë angazhim direkt, përkushtim direkt në trajtimin e një rruge e cila ka qenë kërkesë, nevojë dhe interes jetik, jo vetëm i bujqve por edhe qytetarëve të kësaj zone të Rahovecit por edhe bujqve", tha Latifi.

Latifi u zotua se punimet në këtë rrugë do të zhvillohen me dinamikë të lartë të punës, dhe në afatin e paraparë kohor.

Njëjtë ka premtuar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Kadriu konsideron se kjo rrugë do tu mundësojë fermerëve qarkullimin e lirë.

Kadriu: Kemi besim që kjo rrugë do të përfundojë për 300 ditë

"Fermerët të cilët punojnë këto toka dhe janë të mbjella të gjitha me vreshta, ne po synojmë që qarkullimin e lire të qytetarëve ta bëjnë sa më të lehtë. Por, tjetra është fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës është edhe që të kemi zhvillim ekonomik. Me këtë ne po krijojmë qasje sa më të lehtë të këtyre fermerëve... Kemi besim të madh që edhe kjo rrugë do të përfundojë në afatin optimal, që do të jetë diku rreth 300 ditë do të jetë ky afat i ndërtimit, sepse është projekt dy vjeçar", tha ai.

Sipas Kadriut, kjo rrugë do të jetë me standarde evropiane, për çka tha se do të ketë edhe staza të biçikletave e po ashtu edhe ndriçim.

Zëvendësministri Kadriu mes tjerash tha se buxheti prej 40 milionë eurove është i përqendruar në komuna.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...