Matoshi inspekton punimet në rregullimin e shtratit të lumit Sitnica

Kosova

Matoshi inspekton punimet në rregullimin e shtratit të lumit Sitnica

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 07:30
Fatmir Matoshi

Sot duke filluar nga ora 11:00, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të inspektojë punimet në rregullimin e shtratit të lumit Sitnica në Lipjan si dhe do të marrë pjesë në fillimin e punimeve për realizimin e tri projekteve që financohen nga MMPH, në vlerë totale prej afër 1 milion euro.

Matoshi do të shoqërohet nga kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Agjenda e plotë:

11:00- Vizitë punimeve në lumin Sitnica, vendi: Fshati Rufc;

11:20- Ministri Fatmir Matoshi do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të projektit “ Ndërtimi i shtratit të lumit Magure”;

11:40- Ministri Fatmir Matoshi do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të projektit “ Ndërtimi i shtratit të lumit Janjevë”;

12:00- Ministri Fatmir Matoshi do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të projektit “Pastrimi i shtratit të lumit Sllovi- Lipjan”;

12:20- Konferencë për medie;

12:40- Ministri Fatmir Matoshi do vizitoj Shpellën e Gadimes.

Ju ftojmë që të përcillni këto aktivitete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat