Gjendje e mjerueshme e lumenjve në Kosovë, ministri me apel tek policia dhe qytetarët

Kosova

Gjendje e mjerueshme e lumenjve në Kosovë, ministri me apel tek policia dhe qytetarët

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Ministri në detyrë i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka vizituar sot lumenjtë në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është befasuar për të keq me gjendjen e keqe të tyre, dhe papastërtinë ekstreme.

Matoshi u ka bërë thirrje Policisë, qytetarëve dhe mediat që ta luftojnë këtë dukuri së bashku.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Krim mjedisor kundër vetëvetës

Sot gjatë vizitave që i bëra disa lumenjve, rastisa të shoh edhe gjendje të tillë të lumit, e shkaktuar nga persona të pa përgjegjshëm që nuk ia duan të mirën vendit dhe as vetës së tyre.

Si Ministri po investojmë miliona euro në rregullimin e shtreterve të lumenjve kurse nga ana tjetër shohim skena të tilla tmerri që shkaktohen nga dora e njeriut.

Kjo është e papranueshme dhe këtë duhet ta luftojmë së bashku, inspektorët komunal, Policia e Kosovës, qytetarët dhe mediat.

Një dëmtim i tillë i ujit dhe lumenjëve pa dyshim që mban emrin krim mjedisor dhe si të tillë do ta denojmë.

Bashkë kundër krimit mjedisor!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat