Asnjë psikolog në qendrat për punë sociale

Kosova

Asnjë psikolog në qendrat për punë sociale

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 21:23
Ligji parasheh që në qendra të tillë të jetë i punësuar minimalisht një psikolog

Që mga paslufta, në qendrat për punë sociale nuk ka psikologë. Edhe pse në këto qendra kërkojnë ndihmë fëmijët e gratë e keqtrajtuara, institucionet përkatëse nuk kanë punësuar asnjë psikolog. Mirëpo, Ligji parasheh që në qendra të tillë të jetë i punësuar minimalisht një psikolog.

Brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, drejtohen fëmijë të keqtrajtuar, të braktisur e dhunuar.

E nuk janë të rralla kur rastet e grave ndaj të cilave ushtrohet dhuna, trajtohen aty.

Por për t’u marrë me rreth 1000 raste që orientohen në këtë Qendër, nuk ka asnjë psikolog që nga paslufta.

Nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, u tha se vazhdimisht janë bërë kërkesa për punësimin e psikologëve.

Sipas drejtorit Dren Kukaj, në shtator ka mundësi që të aprovohen kërkesat për dy psikologë, por as ata nuk do të ishin të mjaftueshëm.

Ai thotë që zgjidhje e vetme është buxhetimi i mjeteve për kontraktimin e organizatave joqeveritare, në mënyrë që të ofrojnë resurse njerëzore për psikologë.

Por probleme ka edhe me punëtorët social.

E zbrazëtinë që e shkakton mungesa e një psikologu në qendra të tilla, e kanë vërejtur edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Sipas Mehdi Gecit, nga ky institucion i kanë rekomanduar Komunës së Prishtinës që të bëjnë punësimin e psikologëve. Ligjërisht në secilën qendër për punë sociale duhet të jetë i punësuar të paktën një psikolog, marrë parasysh rastet të cilat paraqiten aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat