21-vjetori i rënies, homazhe në nderim të veprës së Bedri Shalës

Kosova

21-vjetori i rënies, homazhe në nderim të veprës së Bedri Shalës

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 15:07
Homazhe në nderim të veprës së Bedri Shalës

Sot në 21-vjetorin të rënies heroike të Bedri Shalës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, asambleistë e familjarë të heroit bënë homazhe në përkujtim dhe nderim të jetës e veprës së tij heroike.

Me këtë rast, ata kanë vendosur buqeta me lule tek memoriali i cili gjendet në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë dhe pranë shtatores së heroit në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas si dhe kanë nderuar me një minutë heshtje. 

Bedri Shala ra heroikisht më 10 gusht 1998 gjatë luftimeve në mbrojtje të Junikut bashkë me Bekim Berishën-Abeja si dhe bashkëluftëtarët, Elton Zherka e Përmet Vula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat