Ky është 21-vjeçari nga Juniku që vdiq nga ethet e minjve

Kosova

Ky është 21-vjeçari nga Juniku që vdiq nga ethet e minjve

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 19:22
Fluturim Gaxherri

21-vjeçari nga komuna e Junikut, Fluturim Gaxherri, konsiderohet viktima e parë që ka vdekur nga sëmundja e etheve të minjve.

Gaxherri, afër një muaj me parë kishte marrë sëmundjen e etheve të minjve, si pasojë e konsumimit të ushqim i cili ishte infektuar nga minjtë.

21 vjeçi fillimisht kishte vetëm temperaturë ndërsa me vonë iu kishte keqësuar gjendja dhe ishte shtrirë në QKUK, ai kishte rënë në koma, ku pothuajse për një muaji nuk kishte asnjë përmirësim, ndërsa mbrëmë është kumtuar lajmi i hidhur nga familjarët për vdekjen e tij.

Image

Vlen të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë.

Ky institut kishte treguar përmes Facebook’ut për një rast që ishte gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat