Shtohen grabitjet me armë, ja çka thonë ekspertët

Kosova

Shtohen grabitjet me armë, ja çka thonë ekspertët

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Grabitjet e bankave, dyqaneve e shtëpive private janë shndërruar në trend kohët e fundit në vendin tonë.

Madje këto grabitje po shoqërohen edhe me armë, e të cilat po ndodhin në një kohë të shkurtë në qytete të ndryshme të Kosovës.

E cak i hajnave ka qenë mbrëmë edhe një dyqan në kryeqytet. Ky dyqan u grabit nga persona të maskuar e të armatosur.

Ata morën një shumë parash. Këtë e konfirmoi për T7 edhe Policia e Rajonit të Prishtinës, të cilët po vazhdojnë të merren me rastin.

E grabitjet në vend që po shtohen dita e ditës, po konsiderohen shqetësuese nga ekspertët e sigurisë.

Nuredin Ibishi ka treguar arsyen e këtyre grabitjeve, por ka propozime si mund të parandalohen.

Ndërsa të mërkurën që lamë pas, cak i grabitjeve ka qenë edhe një shtëpi private në Godanc të Shtimes, ku njëri nga grabitësit u vra nga pronarët e shtëpisë.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar edhe tre të dyshuarit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat