Reçica uron Bajramin: Të jemi më solidarë me njëri-tjetrin

Kosova

Reçica uron Bajramin: Të jemi më solidarë me njëri-tjetrin

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:52
Bashkësinë Islame e ka vizituar kryesia e Nismës Socialdemokrate

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame e ka vizituar kryesia e Nismës Socialdemokrate.

Nënkryetari i partisë, njëherësh ministri në dorëheqje, Skënder Reçica uroi që kjo festë të shërbejë më shumë për paqe dhe dashuri.

Reçica: Le të shërbejë kjo ditë për të rritur punën dhe shërbimin ndaj vendit tonë

“Uroj që të ketë paqe, solidaritet, dashuri edhe respekt ndaj njëri-tjetrit në secilën familje të të gjithë komunitetit shqiptar dhe mysliman. Le të shërbejë kjo ditë për më shumë dashuri, respekt, solidaritet ndaj njëri-tjetrit. Le të shërbejë kjo ditë për të rritur punën dhe shërbimin ndaj vendit tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat