Mërgimtari Njazi Bytyqi, ka ndihmuar 15 familje për festën e Bajramit të Vogël

Kosova

Mërgimtari Njazi Bytyqi, ka ndihmuar 15 familje për festën e Bajramit të Vogël

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 19:19
Bytyqi

Mërgimtari Njazi Bytyqi nga Shkoza, pronar i kompanisë “Bytyqi BAU” GmbH në Gjermani, me rastin e festës së Bajramit të Vogël-Kurban Bajramit, i ka ndihmuar 15 familje të Komunës së Malishevës, me nga 100 euro. Këtë përkrahje financiare, e kanë marrë familjet në nevojë, kryesisht familjet fëmijët e të cilëve jetojnë pa njërin prind.

Mërgimtari Njazi Bytyqi, është njëri prej mërgimtarëve tanë, që në vazhdimësi i ndihmon familjet në nevojë dhe njihet si një humanist i madh, ndërsa këtë solidaritet me këto familje, e ka realizuar përmes zyrës së kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me qëllim që ndihmat të shkojnë sipas skemës së familjeve në nevojë.

Po ashtu, vlen të theksohet se mërgimtarët nga Komuna e Malishevës dhe humanistët tjerë, në vazhdimësi i ndihmojnë apo solidarizohen me familjet në nevojë, në veçanti në rastet e festave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat