Erë e tmerrshme në Kaçanik, kanalizimet derdhen pa kurrfarë kontrolle në Nerodime

Kosova

Erë e tmerrshme në Kaçanik, kanalizimet derdhen pa kurrfarë kontrolle në Nerodime

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 08:41
Kaçanik

Janë bërë më shumë se dy javë kur qytetarët e Kaçanikut po përballen me një erë të keqe.

Kanalizimet e derdhura në lumin Nerodime po bëjnë që një erë e tmerrshme të kundërmojë në qendër të kësaj komune.  

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar aktivistë dhe asamblistë të ndryshëm të cilët “gurin” po ia hedhin Ferizajt.

Njëri prej tyre është edhe Shemsedin Luzha,(këshilltar komunal). Ai ka kërkuar që të merren masa sa më të shpejta për këtë rast.

“Me keqardhje e kisha kërkuar nga Drejtori i Shërbimeve Publike që të jep dorëheqje nga ai post. Ti lësh qytetarët në këtë gjendje është mjerim”, ka thënë ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat