Tahiri: Mërgata ka rolin vendimtar në transformimin tonë si shoqëri

Kosova

Tahiri: Mërgata ka rolin vendimtar në transformimin tonë si shoqëri

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:39
Xhafer Tahiri në takimi me një delegacion të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, të kryesuar nga Hysen Ibrahimi

Puna e mërgatës sonë, gjatë gjithë historisë, ka qenë vendimtare për përparimin e popullit shqiptar, tha sot kryetari  i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri,  gjatë një takimi që pati sot me një delegacion të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, të kryesuar nga Hysen Ibrahimi.

“Ne kemi pasur fatin e rëndë për  kërkuar lirinë në një vend tjetër dhe jo në vendin tonë, sepse kemi qenë të privuar prej lirisë për shumë vjet. Fakti që njerrëzit sikur ju, shkrimtarë, poetë, letrarë, mësues, e kanë organizuar jetën e mërgatës, kjo ka bërë që mërgata jonë me qenë kaq vendimtare për lirinë dhe pavarësisnë tonë”, tha Tahiri, duke kujtuar që edhe figurat kyçe të rilindjës sonë kombatëtare kanë qenë mërgimtarë. Prandaj, tha ai, mërgata shqiptare do të luaj rolin vendimtar për transmformimin tonë si shoqëri.

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Hysen Ibrahimi, falenderoi z. Tahiri për mbështetjen e sinqertë që ofori, duke thënë se është ndër liderët e paktë në Kosovë që e mbështesin kulturën dhe veprimtarinë letrare. Libri “Ti je dora e zotit”, do të përurohet në Vushtrri nën patronazhin e kryetarit Xhafer Tahiri.

 “Duke përuruar librin e Bahri Shytit ju do ta nderoni librin, autorin familjen e tij dhe mërgatën në përgjithësi”, tha Ibrahimi.

Ndërkaq, z. Tahiri tha se institucionet në përgjithësi, nuk po bëjnë sa duhet për promovimin e aktiviteteve ekulturore të mërgatës sonë. “Ne pak po bëjmë, jo aq sa meriton mërgata jonë, që ne të bëjmë në kuptim të organizimit edhe të aktiviteteve kulturore dhe të aktiviteteve tjera, në mënyrë që fëmijët tanë që kanë lindur në mërgatë, të vijnë këtu dhe të lidhen me traditën tonë”, tha Tahiri.

Ai shprehu gatishmërinë që të ofrojë mbështetje edhe për organizimin e përurimit të librave të tjerë të mërgimtarëve shqiptarë.

Të shtunën, me 17 gusht do të përurohet libri “Ti je dora e zotit”, e autorit Bahri Shyti dhe do të zbulohet pllaka historike, e cila përmbanë mbishkrimin e historisë së familjës Uka, më saktë të Avdyl Ukës, i cili, duke mbrojtur pragun e shtëpisë, ka vrarë një polic serb brenda shtëpisë së tij, në vitin 1991.

Xhafer Tahiri tha se komuna që ai drejton do të përgatitë hartën e qytetit me monumente të kulturës dhe të historisë sonë, dhe ajo do të digjitalizohet. “Ato do të quhen “shenjat e qytetit”, dhe secili do të ketë mundësi të mësojë për ngjarjen dhe vendin e ndodhjës së saj gjatë historisë. Ne duhet të lëmë gjeneratave disa gjurmë të historisë, ashtu siç na i kanë lënë të tjerët gjurmë të historisë dhe të trashëgimisë sonë”, tha Xhafer Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat