Hoxhaj takohet me dy djemtë, të cilëve u kishte ndihmuar në aksidentin në Brezovicë

Kosova

Hoxhaj takohet me dy djemtë, të cilëve u kishte ndihmuar në aksidentin në Brezovicë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:51
Enver Hoxhaj, është takuar sot me dy personat që në maj të këtij viti i kishte ndihmuar në Bjeshkët e Brezovicës

Nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, është takuar sot me dy personat që në maj të këtij viti i kishte ndihmuar në Bjeshkët e Brezovicës, pasi që këta kishin pasur një aksident.

Hoxhaj ka shkruar në Facebook, për ngjarjen e asaj dite.

“Me Erkandin dhe Fatosin para 3 muajve më takoi një aksident. Vetura e tyre ishte rrotulluar në bjeshkët e Brezovicës dhe të dy ishin lënduar rëndë. Në motin e ligë, e kaluam krejt pasditen bashkë duke zbritur nga mali për të kërkuar ndihmën e nevojshme. Me të dy sot u takuam në këtë ambient krejtësisht tjetër dhe jam shumë i lumtur që e kanë kaluar këtë sfidë falë fatit dhe vullnetit të tyre… dhe unë me dy miq më shumë.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook, ku ka publikuar një fotografi me protagonistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat