Prej sot ulen temperaturat, por ja kur rikthehen ato të lartat - Bota Sot
Prej sot ulen temperaturat, por ja kur rikthehen ato të lartat

Kosova

Prej sot ulen temperaturat, por ja kur rikthehen ato të lartat

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve në vazhdim do të ketë ulje të temperaturave si dhe reshje shiu.

Temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Pas këtyre ditëve me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzojë mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshojë kjo gjendje, pasi që do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi”, thuhet në njoftim.

Image

Të enjten temperaturat pritet të shkojnë maksimumi në 23 gradë Celsius.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...