Aderime të reja të Nismës në Vushtrri, Limaj thotë se Vushtrria ka vendos me ia dhënë besimin Nismës

Kosova

Aderime të reja të Nismës në Vushtrri, Limaj thotë se Vushtrria ka vendos me ia dhënë besimin Nismës

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 22:35
Pamje nga takimi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton do të jetë përcaktuese për formimin e Qeverisë se ardhshme. Këto komente, Limaj i bëri gjatë një takimi me strukturat e Nismës në Vushtrri, ku aderuan edhe dhjetëra anëtarë të rinj.

Kreu i Nismës tha se të gjitha strukturat e Nismës në Vushtrri, dhe Kosovë janë të angazhuar maksimalisht për të arritur objektivat e Nismës për zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i plotë i Limajt:

Burra e gra, djem e vajza, të rinj e të moshuar, nga Vushtrria, me vullnet kanë vendosur t’ia japin besimin Nismës Socialdemokrate. Sonte në mbrëmje në degën e Nismës në Vushtrri, mirëpritëm dhjetëra anëtarë të rinj, në mesin e tyre edhe profesorë universitarë, juristë, studentë, dhe personalitete të fushave të ndryshme, të gatshëm për të kontribuar për Vushtrrinë dhe Kosovën. Po sonte takuam edhe strukturat e Nismës në Vushtrri, që të gjithë të angazhuar maksimalisht për të arritur objektivat tona në zgjedhjet e ardhshme. Strukturat e Nismës në Vushtrri i porosita që të vazhdojnë edhe më tutje ta fuqizojnë Nismën në këtë qytet. Nisma Socialdemokrate do të jetë përcaktuese për qeverinë e ardhshme. Zoti na ndihmoftë në punë të mira për vendin! FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat