Moti për ditët në vijim

Kosova

Moti për ditët në vijim

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 23:46
Ilustrim

Të enjten mot më i freskët, kryesisht me vransira, mundësi për riga lokale shiu. Nga e diela sërish rikthehet moti i nxehtë.

14.08.2019 – Turbullira nga Atlantiku që sot pasdite filloj të depërtoj mbi rajonin tonë, solli mot më të freskët e vende-vende edhe shtrëngata me shi që u shoqëruan edhe me breshër nëpër lokalitete.


Me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend, nesër pritet të mbajë mot i freskët, kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu. Mirëpo nga fundjava, fusha të presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil me kthjellime, ndërsa nga Afrika veriore, sërish do të depërtojnë rryma të nxehta ajrore, ku do të rikthejnë motin e nxehtë në fillim të javës së ardhshme.

15.08 – Më freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.
16.08 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
17.08-18.08 – Në fundjavë mot kryesisht me diell. Të dielën mot më i nxehtë.
19.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, e nga fundjava sërish pritet të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 15C, e maksimalet nesër do të zbresin deri në 24C, e nga fundjava sërish do të shënojnë rritje në 31C, e të hënën edhe deri në 33C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-5m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat