AAK-ja takim me strukturat në Suharekë, për mobilizimin e plotë drejt një fitore të madhe

Kosova

AAK-ja takim me strukturat në Suharekë, për mobilizimin e plotë drejt një fitore të madhe

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2019 Në ora: 09:22
Anton Berisha

Në prag të zgjedhjeve partitë politike po mobilizohen për fitoren e tyre. Anton Berisha zëvendësministër i punëve të jashtme së bashku me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, deputetin Blerim Kuqi, këshilltarët e kryeministrit Albena Reshitaj, Muhamet Spahiu, zv.ministrin z. Idriz Selimi kanë takuar strukturat e pesë nëndegëve, Samadrexhë, Studençan, Greikoc, Savrovë dhe Mushtishtë.

Ai përmes facebook, ka treguar se, qëllimi i takimeve ishte bashkëbisedimi për mobilizimin e plotē drejt një fitore të madhe të Aleancës.

Postimi në Facebook:

Së bashku me kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj, deputetin z. Blerim Kuqi, keshilltaret e KM, zo. Albena Reshitaj, z. Muhamet Spahiu, zv.ministrin z. Idriz Selimi; kemi takuar e strukturat e pesë nëndegëve, Samadrexhë, Studençan, Greikoc, Savrovë dhe Mushtishtë.

Qëllimi i takimeve ishte bashkëbisedimi për mobilizimin e plotē drejt një fitore të madhe të Aleancës.

U dakorduam të punojmë në rritjen e besimit dhe ta bëjmë më të mirën për vendin tonë.

Konsistenca politike e AAK-së, vendimet e kryeministrit z.Ramush Haradinaj - kanë qenë jetike për qytetarët dhe shtetin.
Jemi të interesuar që ta vazhdojmë këtë entuziazëm me besimin e plotë, që të kemi energji dhe gadishmëri për punë në mënyrē që tē përmbyllim shtetēsinē e Kosovës pēr tē kaluar në zhvillimin e saj normal.

Bashkarisht nxorrëm përfundimin se marrja e përgjegjesisē së udheheqjes së proceseve jetike për vendin e bënë të domosdoshme fitoren e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat