Nisin punimet për ndërtimin e një çerdheje në Klinë

Kosova

Nisin punimet për ndërtimin e një çerdheje në Klinë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:32
Nis ndërtimi i çerdhes moderne në Klinë

(E plotësuar) - Në qytetin e Klinës është vendosur gurthemeli për fillimin e ndërtimit të projektit “Çerdhe për Fëmijë”.

Ky projekt u vlerësua shumë i rëndësishëm pasi çerdhet aktuale nuk i kanë plotësuar nevojat e fëmijëve të kësaj komune.  

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, gjatë vënies së gurthemelit të kësaj çerdhe, tha se ky projekt arrin vlerën mbi 530 mijë euro. Ndërsa shtoi se kjo çerdhe do të jetë shumë moderne.

Bytyqi: Ky projekt kap shifrën mbi 530 mijë euro

“Ministria e financon komplet këtë projekt është projekt që kapë shumën mbi 530 mijë euro, që konsiderojë që është një projekt shumë modern, dhe do të krijohet një ambient shumë i rëndësishëm për edukimin e hershëm të fëmijëve”, tha Bytyqi.

Tutje, Bytyqi vlerësoi këtë projekt të rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve që të ketë sa më shumë infrastrukturë në edukimin e hershëm.

Bytyqi: Sa më shumë infrastrukturë për edukimin e hershëm

 “E vumë gurthemelin e këtij projekti shumë të rëndësishëm që është fjala për “Çerdhe të Fëmijëve”, e përgëzoj këtë vend që do ta ketë një çerdhe të rëndësishme, e uroj edhe kryetarin i cili  na bëri një pritje të jashtëzakonshme këtu në komunë, dhe i uroj të gjithë qytetarët e Klinës për këtë objekt të çerdhes i cili e ka rëndësinë e veçantë sepse është në kuadër të angazhimeve tona të përbashkëta  që të kemi sa më shumë infrastrukturë për edukimin e hershëm”, tha Bytyqi.

Nikoqiri i kësaj ngjarje, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha se ky projekt është më i rëndësishmi në komunën e Klinës.

Elezaj: Ky është projekti më i rëndësishmi në Komunës e Klinës

 “Besoj që ky është projekti më i rëndësishëm që po fillojmë punën në Klinë sepse janë në pyetje gjeneratat e të ardhmes së Kosovës”, tha ai.

Deputetja në Kuvendin e Kosovës  nga qyteti i Klinës, që vjen nga radhët LDK-së, Mirjeta Kalludra, e vlerësoi këtë projekt të domosdoshëm pasi sipas saj çerdhja aktuale nuk i plotëson nevojat e fëmijëve.

Kalludra: Ka qenë i nevojshëm ndërtimi i çerdhes, e tashmja nuk plotëson nevojat e fëmijëve

“Ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve të Klinës, pasi që dihet se çerdhja aktuale nuk i ka plotësuar nevojat e fëmijëve, ky është një projekt i rëndësishëm është për të ardhmen e fëmijëve, uroj të shkoj mirë dhe mbarë ”, tha ajo./

Nis ndërtimi i çerdhes moderne në Klinë

Mbi 530 mijë euro do t’i kushtojë ndërtimi i çerdhes moderne për fëmijë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kështu tha ministri në detyrë, Shyqyri Bytyqi në vendosjen e gurthemelit të çerdhes në Klinë.

“Ministria e financon komplet këtë projekt, është projekt që kapë shumën mbi 530 mijë euro, që konsiderojë që është një projekt shumë modern. E vumë gurthemelin e këtij projekti shumë të rëndësishëm që është fjala për “Çerdhe të Fëmijëve”, do ta ketë një çerdhe të rëndësishme”, tha Bytyqi

I pari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e vlerësoi këtë projekt më të rëndësishmin në komunën e Klinës.

“Besoj që ky është projekti më i rëndësishëm që po fillojmë punën në Klinë sepse janë në pyetje gjeneratat e të ardhmes së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa deputetja nga radhët e LDK-së nga qyteti i Klinës, Mirjeta Kalludra, tha se ky projekt ka qenë kërkesë e qytetarëve të Klinës, pasi çerdhja aktuale nuk i ka plotësuar nevojat e fëmijëve.

“Ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve të Klinës, pasi që dihet se çerdhja aktuale nuk i ka plotësuar nevojat e fëmijëve, ky është një projekt i rëndësishëm është për të ardhmen e fëmijëve”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat