Sylë Tahirsylaj tregon a do të ketë më ditë të nxehta gjatë kësaj vere

Kosova

Sylë Tahirsylaj tregon a do të ketë më ditë të nxehta gjatë kësaj vere

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:58
Sylë Tahirsylaj

Temperaturat në Kosovë kanë filluar të ulen. Pasditen e së mërkurës ka pasur reshje shiu ndërkaq të enjten po mbizotëron një mot relativisht i freskët. Profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se moti do të ketë ndryshime gjatë javës së ardhshme, por ai thekson se tashme nuk do të ketë temperatura më të larta se 33 gradë celsius.

Tahirsylaj ka treguar se masat ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit shkaktojnë ulje të temperaturave.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e fushës së ulët të shtypjes atmosferike dhe nën ndikimin e masave ajrore të cilat kanë ardhur nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa sa herë që defilojnë mbi territorin e Republikës së Kosovës shkaktojnë ulje të temperaturave. Prandaj një situatë e tillë është e paqëndrueshme gjatë ditëve në vijim, temperaturat në krahasim me ditët që lamë pas kanë zbritur 10 gradë celsius”, ka thënë Tahirsylaj.

Ai thekson se duke filluar nga dita e premte do të ketë ngritje të temperaturave, por po ashtu do të ketë reshje shiu dhe erë.

“Duke filluar nga dita e nesërme do të ngritën temperaturat, por gjithnjë në përputhmëri me orografinë e territorit të Kosovës. Prandaj do të jetë një mot i pranueshëm si pëq florën dhe faunën për kryerjen e të gjitha punëve, me theks të veçantë në bujqësi. Priten reshje atmosferike dhe deri në fund të javës priten temperatura deri në 30 gradë celsius, java tjetër është javë e mirë për kryerjen e punëve të bujqësisë, për shkuarje në turizmin malor, por edhe atë të bregdetit. Do të ketë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit”, thotë Tahirsylaj.

Ndërkaq Tahirsylaj ka treguar se temperatura më e lartë gjatë javës së ardhshme do të jetë 32 gradë celsius dhe sipas tij tashmë kanë kaluar ditët e nxehta të verës.

“Temperatura më e lartë javën e ardhshme pritet të jetë 32 gradë celsius. Më nuk pritet të ketë temperatura më të larta se 32-33 gradë”, tha Tahirsylaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat