Krasniqi tregon se a do të kandidojë për deputet

Kosova

Krasniqi tregon se a do të kandidojë për deputet

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 00:05
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ ka mohuar se do të kandidojë për deputet nga radhët e partisë së tij, duke treguar se më shumë parapëlqen që të ketë një rol këshillëdhënës për bashkëpartiakët e tij.

“Jo, nuk do të jem në listë për deputet. Ende nuk kemi biseduar, por nuk dua të jem jo-korrekt me opinionin” tha Krasniqi, për shkak se “në vitin 2014 kam dalë në zgjedhje e kam fituar, në fund të vitit 2014 e kam dorëzuar mandatin”.

Ai tha se do të jetë në shërbim të subjektit politik që i përket dhe do të ketë më shumë rol këshillëdhënës.

“Do të jem në shërbim të subjektit politik që i përkas, do ta ndihmojë edhe kryetarin, kryesinë dhe kandidatët që do të kandidojnë për deputet, më shumë në aspektin këshillëdhënës sesa ekzekutiv” tha ai, duke shtuar se “kam qenë gjatë i kufizuar me protokollin, jam liruar që disa vjet e tani më pëlqen më shumë t’i ndihmojë të tjerët”.

Krasniqi gjithashtu tregon se tani më shumë merret me lexim dhe shkrim.

“Në kohë të lirë lexoj ose shkruaj. Tani jam duke lexuar disa vepra që mi kanë dërguar për recension, por lexoj vepra politike. Për momentin jam duke lexuar një libër për fundin e Jugosllavisë së vjetër dhe fillimin e Jugosllavisë së re” tha ai.

E sipas tij, problem kryesor i shoqërisë tonë është fakti që ne nuk dëgjojmë por vetëm kundërshtojmë.

“Problemet kryesore në shoqërinë tonë janë që njerëzit nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin se çka thonë, edhe ne kështu nuk dëgjojmë por e bëjmë kundërshtimin” tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat