Për 24 orë 42 aktakuza kundër 49 personave

Kosova

Për 24 orë 42 aktakuza kundër 49 personave

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:19
Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzeteshtatë (27) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat