Kadaj-Bujupi: LDK e mbështeti idenë e Thaçit për ndarjen e Kosovës

Kosova

Kadaj-Bujupi: LDK e mbështeti idenë e Thaçit për ndarjen e Kosovës

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:13
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj–Bujupi

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj–Bujupi, deklaroi se ka pasur subjekte të cilat e kanë përkrahur agjendën e presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Kadaj Bujupi tha se njëri prej personave që e kishte përkrahur këtë ide është edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“Ideja e Thaçit është përkrahur nga parti të caktuara, në këtë rast nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Dy njerëz që kanë përfaqësuar dy subjekte politike, Hashim Thaçi e dimë që është president por e dimë rolin e tij në PDK, dihet mos distancimi i PDK-së”, tha Kadaj-Bujupi.

Pikërisht për këtë fakt, ajo tha se “sot jem para një momenti kyç ku do të votohet pro ndarjes ose kundër ndarjes” së Kosovës.

Sipas saj, qytetarët kanë mundësi që përmes këtyre zgjedhjeve të votojnë nëse duan ndarjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat