Siguron Ismaili: Mjekëve e infermierëve do t’u rriten pagat, do të jenë më të lartat në rajon

Kosova

Siguron Ismaili: Mjekëve e infermierëve do t’u rriten pagat, do të jenë më të lartat në rajon

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 23:21
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka siguruar se mjekëve e infermierëve do t’u rriten pagat.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pagat do të merren me rritje nga fundi i vitit.

Sipas tij ato do të jenë më të lartat në rajon, dhe në këtë formë do të krijohen kushte që mjekët e infermierët mos të largohen nga vendi.

Image

“Mjekët dhe infermierët nga fundi i këtij viti do t’i marrin pagat me rritje – më të lartat në rajon. Për këtë nuk ka dyshime. Me rritjen e pagave po krijojmë kushte që mjekët dhe infermierët e rinj të mos largohen nga vendi”, ka shkruar Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat