Shqiptari nga Kosova arrestohet në Merdare, i gjetën mbesën në bagazh

Kosova

Shqiptari nga Kosova arrestohet në Merdare, i gjetën mbesën në bagazh

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 20:44
Ilustrim

Një banori të Penuhit të Podujevës nuk iu lejua ta vazhdonte rrugën e tij.

Ai u ndal nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Merdare meqë në bagazhin e veturës me të cilën po udhëtonte iu gjet një fëmijë, që ishte mbesa e ngasësit.

Mediat kanë mësuar se xhaxhai kishte dëshiruar që mbesën e tij përmes rrugëve ilegale ta dërgonte te nëna e saj në Gjermani, pasi që prindërit ka vite që janë ndarë.

Sipas familjarëve, ka katër vite që kanë bërë përpjekje për të rregulluar dokumentacionet e vajzës, por nuk kanë arritur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat