Marrëveshje koalicioni parazgjedhor me AAK-në, flet Ahmeti

Kosova

Marrëveshje koalicioni parazgjedhor me AAK-në, flet Ahmeti

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 11:56
Shpend Ahmeti

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti pas takimit që zhvilloi me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohem me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.

I pyetur nëse do të nënshkruajnë sot marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me AAK-në, Ahmeti nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

Ahmeti po ashtu tha se sot do mblidhet Këshilli i PSD dhe aty do të diskutojnë për veprimet e tyre tutje.

Ahmeti: Kemi përafrime me AAK sa i takon politikave dhe kushtet e vendosur në listë

“Sot kemi mbledhjen e Këshillit ku do t’i diskutojmë të gjitha këto çka i bëmë këto ditë pra takimet që i kemi pas me të gjitha subjektet politike. Kemi një përafrim me AAK-në sa i përket politikave, të cilat ne i kërkojmë, kushtet të cilat ne i kemi vendos dhe bashkëpjesëmarrjes në listë. I shohim diskutimet sot në parti, besoj edhe Aleanca e ka këshillin sot”, tha Ahmeti.

Ndërsa, i pyetur nëse do të zhvilloj sot një takim me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, Ahmeti tha se beson se po.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat