Meremetimi i shkollave në Komunën e Malishevës, në përfundim e sipër - Bota Sot
Meremetimi i shkollave në Komunën e Malishevës, në përfundim e sipër

Kosova

Meremetimi i shkollave në Komunën e Malishevës, në përfundim e sipër

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 16:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të përgatitjeve të drejtorisë komunale për arsim në Komunën e Malishevës, për fillimin  e vitit të ri shkollor 2019-2020, është duke u bërë edhe meremetimi i objekteve shkollore, në ato objekte të cilat kanë nevojë për meremetim. Punimet në meremetimin e shkollave, e kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi.

Berisha e Thaçi, janë ndarë të kënaqur me punimet e kryera deri më tani dhe kanë marrë zotimin nga operatori, se të dhjetë objektet shkollore, përfshi edhe çerdhen, do të jenë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Meremetimet në objektet shkollore është në përfundim e sipër.

Nënkryetari Berisha dhe drejtori Thaçi, janë takuar edhe me disa nga drejtorët e shkollave, me të cilët kanë biseduar për përgatitjet për fillimin sa më të mirë të vitit të ri shkollor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...