Paralajmërohen masa ndaj grevistëve që shkaktuan vonesa në fluturimet në aeroport - Bota Sot
Paralajmërohen masa ndaj grevistëve që shkaktuan vonesa në fluturimet në aeroport

Kosova

Paralajmërohen masa ndaj grevistëve që shkaktuan vonesa në fluturimet në aeroport

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:49
Ilustrim

Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, paralajmëroi se menaxhmenti do të marrë msa ligjore ndaj grevistëve të cilët pengojnë procesin e punës dhe rrjedhimisht shkaktojnë vonesa në fluturime.

Sot po mbahet një tjetër grevë nga punëtorët të cilët kërkojnë realizimin e disa prej kërkesave të tyre, të cilat menaxhemnti i ka quajtur joligjore.

Gara tha se grevistët kanë kërcënuar punonjësit të cilët janë shprehur të gatshëm të punojnë gjatë orëve të grevës. 

“Iu kërkojmë ndjesë të gjithë udhëtarëve për vonesë, meqenëse ne kemi marrë të gjitha masat paraprake për grevë mirëpo duke u bazuar në takimin e djeshëm me udhëheqësinë e sindikatës së ANP-së, ne nuk kemi marrë në konsideratë se do të ketë veprime jashtë të gjitha kornizave ligjore te grevave për të penguar procesin e punës”, tha Gara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...