Filloi rregullimi i 1500 metrave kanalizim në Panorc

Kosova

Filloi rregullimi i 1500 metrave kanalizim në Panorc

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:03
Panorc

Sot në fshatin Panorc, ka filluar hapja dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit, edhe për 1500 metra, për një pjesë të fshatit dhe lidhja me rrjetin kryesor të kanalizimit në fshat. Ky zgjerim i rrjetit të kanalizimit, realizohet në kuadër të realizimit të projekteve kapitale në territorin e Komunës së Malishevës, të planifikuara të realizohen gjatë vitit 2019 dhe rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Në fillimin e punimeve për hapjen dhe rregullimin e kanalizimit në Panorc, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar me një pjesë të banorëve të fshatit, të prirë nga kryetari i fshatit Panorc, Demir Bajra. Ky i fundit e ka falënderuar komunën për këtë investim me rëndësi të madhe për fshatin dhe banorët e tij.

“Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Panorc dhe në vende tjera, është i domosdoshëm, pasi edhe vendbanimet në përgjithësi janë zgjeruar dhe është rritur numri i shtëpive, prandaj edhe po investojmë në rregullimin dhe krijimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet, pasi kjo është nevojë e kohës”, tha nënkryetari Berisha, i cili uroi banorët për investim me rëndësi për këtë pjesë të fshatit. “Krijimi i kushteve më të mira për jetesë, është një obligim i institucioneve dhe besoj që në mënyrën më të mirë të mundshme, jemi duke e realizuar”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat