I (pa) suksesshëm procesi i legalizimit të armëve, MPB tregon shifrat

Kosova

I (pa) suksesshëm procesi i legalizimit të armëve, MPB tregon shifrat

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:26
Ilustrim

Fushata për legalizimin e armëve të vogla dhe të lehta ka nisur të japë pak më shumë rezultate muajt e fundit.

Megjithatë, pritshmëritë rreth këtij procesi kanë qenë më të mëdha.
Në bazë të statistikave, në Kosovë gjinden rreth 250.000 armë ilegale në posedim të qytetarëve.

Ky numër është me i vogël për rreth 100.000 armë që nga koha e hulumtimit paraprak në të cilin kanë qenë rreth 360.000 armë ilegale. Faktorët që kanë ndikuar në zvogëlimin e këtij numri janë disa.

Fillimisht miratimi i ligjit për armët i cili mundëson që qytetarët të pajisen me armë në mënyre legale. Gjithashtu Policia e Kosovës konfiskon çdo vit rreth 1500 arme ilegale. Një kontribut te rëndësishëm ne zvogëlimi e armeve ilegale jep edhe shkatërrimi i armeve i cili behet çdo vit.

Që nga 17 dhjetori 2018 deri me sot në ministri janë paraqitur / dorëzuar 1554 kërkesa për legalizim të armëve, ndërsa ka edhe të tjera që janë paraqitur në kompanitë kompetente dhe ende nuk janë dorëzuar në MPB. Ndërsa leje për këto armë ende nuk janë lëshuar sepse është një procedurë më e gjatë deri tek lëshimi i lejes dhe jemi duke punuar që sa më shpejt që është e mundur të fillojmë edhe lëshimin e lejeve të legalizimit.

MBP vlerëson si proces të qëlluar dhe e konsideron të suksesshëm sepse nuk është numër i vogël kërkesat e paraqitura deri më tani, duke e pare se qytetarët çdo ditë janë duke u vetëdijesuar dhe vazhdimisht është duke u rritur besimi i qytetarëve në qëllimin e drejt dhe transparent të legalizimit të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat