Ndodh edhe kjo në QKUK, pacienti ia kris duhanit në dhomën e të sëmurëve

Kosova

Ndodh edhe kjo në QKUK, pacienti ia kris duhanit në dhomën e të sëmurëve

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edhe pse në ambientet brenda QKUK-së është rreptësishtë e ndaluar pirja e duhanit, kjo nuk po i ndalon pacientët që atë ta konsumojnë brenda sallave ku po qëndrojnë të shtrirë për kurim.

Në një video të publikuar në media, shihet një pacient i QKUK-së – ndonëse nuk dihet se në cilin repart – duke pirë cigare brenda dhomës ku ishte i shtrirë.

I njejti shihet me fasha në duar, si dhe duke pirë cigare anash shtratit të tij.

Në të njejtën dhomë, siç dëgjohet edhe nga video ka edhe persona të tjerë, të shtrirë.

“Çka sheh njeri në spital”, dëgjohet duke thënë një person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat